Ndërlidhjet

Bildt: Kosova mund të bëhet anëtare e BE-së


Ministri i jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, tha sot se Kosova mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, në rast se nuk anëtarësohet në Kombet e Bashkuara.

"Nuk ka lidhje formale ndërmjet këtyre dy gjërave", tha zoti Bildt dhe theksoi se tash është e rëndësishme që Kosova të konkurrojë për anëtarësim në ato organizata ndërkombëtare ku kjo është e mundshme, siç janë Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Ministri i Jashtëm suedez tha se pret që në takimin e nesërm të ministrave të Jashtëm të BE-së, do të diskutohet për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Spanjës, e Rumanisë dhe e Qipros.

Carl Bildt është ministri i parë i Jashtëm i BE-së, që e vizitoi Kosovën e pavarur. Gjatë kësaj vizite ai dje u takua me zyrtarët më të lartë të Republikës së Kosovës, me ç'rast premtoi ndihmën e Suedisë për Kosovën.
XS
SM
MD
LG