Ndërlidhjet

logo-print

BE-ja fton Serbinë të zgjedhë Evropën


Javier Solana

Javier Solana

Javier Solana, shef për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, ka thënë se shpreson që serbët "të shkojnë drejt marrëdhënieve më të thella dhe më solide me Bashkimin Evropian".


Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë të Serbisë që të heqin dorë nga izolacionizmi dhe të mbajnë vendin e tyre në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Para fillimit të takimit të ministrave të Jashtëm, Javier Solana, shef për politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, ka thënë se shpreson që serbët "të shkojnë drejt marrëdhënieve më të thella dhe më solide me Bashkimin Evropian".

Pas dorëheqjes së kryeministrit Koshtunica, pritet që presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, gjatë kësaj jave, të konvokojë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Zgjedhjet, sipas të gjitha gjasave, do të mbahen në muajin maj.

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë ka deklaruar se Serbia nuk ka rrugë tjetër pos Bashkimit Evropian, ndërsa ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka deklaruar se zgjedhjet janë "rast që Serbia të zgjedhë Evropën në formë më të vendosur sa më parë".

"Nëse Serbia zgjedh vetizolimin, kjo do të jetë e dëmshme për ekonominë dhe politikën e saj, por edhe të rajonit", ka thënë Carl Bildt.
XS
SM
MD
LG