Ndërlidhjet

Kermabon: Vendosja e misionit ka filluar


Në Kosovë tashmë janë vendosur të 20 anëtarët e parë të misionit të ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, por zgjerimi i tij do të bëhet pas diskutimeve të mëtejme me Kombet e Bashkuara, tha Yves de Kermabon, shef i këtij misioni.

"Vendosja ka filluar", i tha ai AFP-së dhe theksoi se momentalisht gjendet në Nju Jork, lidhur me bashkëpunimin me Kombet e Bashkuara, pasi, sipas tij, "ekziston nevoja për koordinim".

Më 16 shkurt, pra një ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Bashkimi Evropian ka lejuar vendosjen e misionit prej afro 2 mijë pjesëtarësh në Kosovë, që detyrë kryesore do ta ketë trajnimin dhe mbikëqyrjen e policisë dhe të drejtësisë në Kosovë.

Zoti Kermabon pranoi se qarkullojnë "thashetheme" se misioni po ballafaqohej me disa pengesa, por refuzoi të komentojë më tepër.

Misioni EULEX i Bashkimit Evropian në Kosovë kundërshtohet nga Serbia dhe Rusia.
XS
SM
MD
LG