Ndërlidhjet

Walnder: Rusia po përgatitet ta njohë Abkhazinë


Është e mundshme që Rusia po përgatitet për ta njohur rajonin separatist të Abkhazisë në Gjeorgji, disa javë pasi perëndimi e mbështeti pavarësinë e Kosovës, tha komisionarja për marrëdhënie të jashtme e BE-së, Benita Ferrero-Waldner, e cila riafirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për kufijtë e Gjeorgjisë.

"Ekziton preokupim dhe shqetësim në rritje se Rusia ndoshta po e përgatit mënyrën për njohjen e Abkhazisë", tha zonja Ferrero sot në Bruksel dhe shtoi se "integriteti territorial i Gjeorgjisë gjithnjë qartas ka qenë i mbështetur nga BE-ja dhe kjo është absolutisht e qartë".
XS
SM
MD
LG