Ndërlidhjet

logo-print

Zapatero i falënderon mbështetësit


Kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero i falënderoi mbështesësit e tij për fitoren në zgjedhjet e djeshme parlamentare, duke i dhënë atij edhe mandatin e dytë për ta formuar qeverinë.

Rezultatet tregojnë se Partia Socialiste e zotit Zapatero ka fituar 44%, ndërsa Partia Popullore konservatore në opozitë fitoi afro 40 % të votave.

Partia e zotit Zapatero nuk e ka shumicën në Parlamentin prej 350 deputetëve, prandaj duhet të formojë koalicion me partitë më të vogla për të qeverisur.

Partia Popullore opozitare e ka rritur numrin e deputetëve në Parlamentin e Spanjës.
XS
SM
MD
LG