Ndërlidhjet

Cheney viziton Lindjen e Mesme


Shtëpia e Bardhë sot ka njoftuar se zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney, do ta vizitojë Lindjen e Mesme gjatë javës së ardhshme.

Këtë turne, zëvendëspresidenti Cheney e fillon më 16 të këtij muaji dhe me këtë rast do të vizitojë Omanin, Arabinë Saudite, Izraelin, Bregun perëndimor dhe Turqinë.

Në njoftim më tutje thuhet se gjatë këtij turneu do të diskutohet "me këta partnerë kryesorë për çështje të interesit të dyanshëm".
XS
SM
MD
LG