Bashkimi Evropian sot ka kërkuar nga Serbia që të mos zhytet në izolim me vetëdëshirë, por ta marrë rrugën pro evropiane në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
"Serbia rrezikon një izolim të vetimponuar", tha komisionari për zgjerim i BE-së, Olli Rehn dhe shtoi se "ky opsion është një rrugë që nuk çon aksund".
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, tha se shpreson se populli i Serbisë "do të vazhdojë të shkojë kah thellimi i marrëdhënieve solide me Bashkimin Evropian".
Dimitrij Rupel, ministër i Jashtëm i Sllvoenisë, që e kryeson presidencën e radhës së BE-së, tha se Serbia gjendet para zgjedhjes "ose të shkojë drejt Evropës, ose të mbetet nacionaliste" dhe shtoi se "ne dëshirojmë që Serbia ta zgjedhë Evropën".
Ministrat e Jashtëm të BE-së dhe zyrtarët e lartë të bllokut kanë diskutuar edhe për situatën e sigurisë në Kosovë.
"Situata është ende jostabile, por është më e mirë sesa që disa kishin menduar", tha zoti Rupel. Ai shprehu kënaqësi që pavarësinë e Kosovës po e njohin gjithnjë e më shumë vende.