Ndërlidhjet

BE: Të shtohet siguria përgjatë kufirit


Bashkimi Evropian ka kërkuar sot nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, që ta shtojë sigurinë përgjatë kufirit me Serbinë.

Diplomatët kanë thënë se BE-ja do të kërkojë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, të sigurojë se policia e UNMIK-ut nuk do të dobësohet deri në dorëzimin e detyrave te misioni i BE-së, që pritet të kompletohet nga mesi i qershorit.

"Ka pasur sulme në këtë kufi, janë djegur kontejnerët dhe gjëra të tjera, prandaj UNMIK-u duhet të luajë rol shumë të rëndësishëm", tha Dimitrij Rupel, ministër i Jashtëm i Sllovenisë, pas takimit të sotëm të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

"Ne kemi mbështetur idenë që UNMIK-u të vazhdojë të punojë në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe që atë kufi ta mbajë në kushte të mira", tha zoti Rupel.

"Ajo që dëshirojmë ne, është ta parandalojmë ndarjen e butë", tha ministri i Jashtëm holandez, Maxime Verhagen.
XS
SM
MD
LG