Ndërlidhjet

Miliband: Misioni i BE-së ta mbulojë gjithë Kosovën


Sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband, tha se misioni i Bashkimit Evropian, që do ta zëvendësojë misionin e UNMIK-ut në Kosovë, duhet "ta mbulojë tërë Kosovën".

Ai tha se misioni i BE-së "duhet të sigurojë se pa frikë apo favore, të gjithë qytetarët e Kosovës kanë përfitime në të ardhmen e vendit të tyre".

Zoti Miliband, këto komente i bëri në Bruksel, pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, ku u diskutua për situatën në Kosovë dhe në Serbi.
XS
SM
MD
LG