Ndërlidhjet

KB: Dhuna në Afganistan është rritur ndjeshëm


Kombet e Bashkuara thonë se dhuna kryengritëse dhe terroriste në Afanistan është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2007.
Në raportin e sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki Moon, thuhet se ka pasur më shumë se 8 mijë vdekje të ndërlidhura me konfliktin gjatë vitit 2007 në Afganistan, përfshirë 1 mijë e 500 civilë të vrarë.

Sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon ka rekomanduar që mandati i misionit të Kombeve të Bashkuara në Afganistan, i cili përfundon më 23 mars, të vazhdojë edhe për një vit.
XS
SM
MD
LG