Ndërlidhjet

Rusia paralajmëron NATO-n për Gjeorgjinë


Rajonet pro-ruse në Gjeorgji do ta fillojnë procesin e "secesionit të vërtetë" nëse NATO-ja i sinjalizon Gjeorgjisë se ajo mund të anëtarësohet në aleancën, e transmeton Reuters ambasadorin e Rusisë në NATO.

"Sapo Gjeorgjia të marrë një sinjal nga Uashingtoni për anëtarësim në NATO, të nesërmen do të fillojë procesi i secesionit të vërtetë të këtyre dy territoreve", ka thënë ambasadori Dmitry Rogozin.

"Abkhazia dhe Osetia Jugore nuk kanë ndërmend të hyjnë në NATO. Ato kanë pikëpamje krejtësisht tjera", ka thënë Rogozin.

I pyetur nëse kjo nënkupton se Rusia mund ta njihte pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, Rogozin ka thënë: "Qëndrimi im personal është se ne nuk do të kemi argumente që ta pengojmë këtë proces".

Duke reaguar ndaj komenteve të Rogozin, zëdhënësi i NATO-s James Appathurai tha se aleanca nuk ka marrë një vendim për t'i ofruar Gjeorgjisë anëtarësim në Planin Aksional, si hap i parë drejt anëtarësimit.

"Aleatët e NATO-s e mbështesin plotësisht dhe fuqishëm integritetin territorial të Gjeorgjisë nën çdo skenar të mundshëm", tha Appathurai.
XS
SM
MD
LG