Ndërlidhjet

Sofje: Ministrat diskutojnë sigurinë në Ballkan


Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të Ballkanit kanë diskutuar sot mbi çështjet e sigurisë rajonale dhe zgjërimin e planifikuar të aleancës në Ballkan.

Në deklaratën pas takimit, ministrat thanë se stabiliteti i qëndrueshëm dhe prosperiteti në rajon mund të arrihet vetëm përmes përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Turqia tashmë janë anëtare të NATO-s.

Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia shpresojnë të marrin ftesë për anëtarësim në samitin e Bukureshtit, por Greqia i është kërcënuar me veto anëtarësimit të Maqedonisë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth emrit.
XS
SM
MD
LG