Ndërlidhjet

Kuçi: Kosova do të hapë 20 ambasada në botë


Kosova sivjet do të hapë rreth 20 ambasada në pjesë të ndryshme të botës, ka deklaruar zëvëndës kryeministri Hajredin Kuçi.

"Gjatë këtij viti Kosova synon të themelojë rreth 20 misione diplomatike në vende të ndryshme të botës", i tha Kuçi komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kuvendin e Kosovës.

Ai i tha komitetit se "Qeveria pret që Kosova të njihet nga rreth 100 shtete deri në fund të këtij viti".

Kuçi gjithashtu ka shtuar se anëtarësimi i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore janë prioritete të Qeverisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG