Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kreu i forcave amerikane në Irak


Ka dhënë dorëheqje kreu i komandës së ushtrisë amerikane në Irak dhe Afganistan, admirali William Fallon.

Fallon ka qenë subjekt i një artikulli të botuar në një gazetë amerikane, ku thuhet se Fallon i ka bërë thirrje administratës së Bushit që të menjanojë luftën me Iranin.

Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates tha se ka qenë "keq perceptim" se admirali Fallon nuk pajtohet me administratën amerikane sa i përket Iranin, mirëpo ai e quajti veprim të drejtë vendimin për dorëheqje të admiralit William Fallon.
XS
SM
MD
LG