Ndërlidhjet

PDSH: Koalicioni me WMRO-DPMNE-në ka marrë fund


Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se koalicioni i partisë së tij me WMRO-DPMNE-në ka marrë fund. Ai mëtutje tha se heshtja e kryeministrit Gruevski nënkupton se ai nuk ka ndërment t'i pranoj kërkesat e PDSH-së. Këto komente zoti Thaçi i bëri pas takimit me përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shkup. Zëdhënësi i qeverisë, Ivica Bocevski, nuk e ka komentuar deklaratën e Menduh Thaçit, por tha se "qeveria po funksionon normalisht dhe me kapacitet të plotë".
XS
SM
MD
LG