Ndërlidhjet

logo-print

Është arrestuar një serb i dyshuar për krime të luftës


Policia e Kosovës ka arrestuar një serb të dyshuar për krime të luftës, të kryera gjatë periudhës 1998-99 në Kosovë. Në njoftimin e policisë thuhet se "Momçilo Jovanoviq është arrestuar si i dyshuar për krime të luftës të kryera në vitin 1999 në rajonin e Pejës". Arrestimi është bërë në bazë të urdhërit të prokurorit publik. "Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë", kumtoi policia.
XS
SM
MD
LG