Ndërlidhjet

Administrata sugjeron vetëm qasje diplomatike ndaj Iranit


Shtëpia e Bardhë sot ka thënë se askush brenda qeverisë amerikane nuk dëshiron luftë me Iranin. Zëdhënësja Dana Perino u tha reporterëve se "askush në administratë nuk sugjeron asgjë tjetër pos qasjes diplomatike ndaj Iranit". Ky reagim i Shtëpisë së Bardhë u bë një ditë pasi admirali Villiam Fallon, komandant i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Irak dhe Afganistan, e paraqiti dorëheqjen e tij, duke thënë se nga ky post do të largohet në fund të këtij muaji. Admirali Fallon ishte subjekt i një shkrimi në një reviste, sipas së cilës ai kishte kërkuar nga administrata e presidentit Bush që ta evitoj luftën me Iranin.
Zëdhënësja Dana Perino tha se ishte e pakuptimtë të thuhet se zoti Fallon ishte detyruar të tërhiqet për shkak të mospajtimeve me presidentin Bush. Ajo tha se presidenti e mirëpret "debatin e ashpër dhe të shëndoshë". Duke e pranuar dorëheqjen e admiralit Fallon, sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates tha më herët se ishte "keqperceptim" se William Fallon nuk pajtohet me qasjen e administratës ndaj Iranit. Por, sekretari Gates tha se beson se admirali Fallon ka marrë "vendim të drejtë" për tu tërhequr.
XS
SM
MD
LG