Ndërlidhjet

Tadiq i caktoi zgjedhjet për 11 maj


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, e ka shpërndarë sot Kuvendin dhe ka caktuar zgjedhjet e reja për datën 11 maj. Këtë vendim presidenti Tadiq e ka bërë në bazë të propozimit të qeverisë së Serbisë.

"Zgjedhjet janë rrugë demokratike për qytetarët që të përcaktojnë se si duhet të zhvillohet Serbia në vitet që vijnë", tha Tadiq.

Ai tha se zgjedhjet duhet të ofrojnë "një mundësi të re për ta forcuar perspektivën ekonomike përmes procesit të integrimit evropian".

Ndërkohë, kryeministri në largim Vojisllav Koshtunica ka thënë se "është ekstremisht e rëndësishme që qytetarët të vendosin dhe të zgjedhin një qeveri të përgjegjshme, e cila do të ketë fuqinë që të luftojë për të ruajtur Kosovën" brenda kufijve të Serbisë.

Qeveria e re do të duhej "të negociojë me BE-në që të hyjë i tërë vendi në Evropë", me Kosovën si pjesë të saj, ka thënë Koshtunica.

XS
SM
MD
LG