Ndërlidhjet

NATO: Dyert e hapura për Ukrainën dhe Gjeorgjinë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap De Hoop Scheffer tha se samiti i ardhshëm i aleancës në Rumani duhet të japë sinjal të qartë se dyert e aleancës janë të hapura për Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Duke folur gjatë një vizite në Poloni, Scheffer tha se ende nuk është marrë vendimi nëse këtyre dy vendeve do t'u ofrohet një bashkëpunim i zgjëruar, në formë të Planit Aksional për Anëtarësim.

De Hoop Scheffer tha se diskutimet ndërmjet anëtarëve të NATO-s po vazhdojnë, por ripërsëriti se "asnjë vend i tretë" nuk do t'i vë veto vendimit.
XS
SM
MD
LG