Ndërlidhjet

Munter: Do mbështesim pro-evropianët në Serbi


Shtetet e Bashkuara do të mbështesin në çdo mënyrë partitë proevropiane në zgjedhjet e ardhshme në Serbi dhe do vazhdojnë ta ndihmojnë Serbinë ekonomikisht, ka deklaruar ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter.

"Besojmë se populli i Serbisë i është përkushtuar rrugës evropiane dhe ne me të gjitha mënyrat do t'i mbështesim partitë që do të angazhohen për këtë politikë", tha Munter.

Ambasadori amerikan ka thënë se qeveria serbe nuk ka rënë për shkak të mospajtimeve rreth Kosovës, por për shkak të "dallimeve fundamentale brenda qeverisë".

Munter ka shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare me njohjen e Kosovës.

"Kosova mori vendimin të shpallë pavarësinë dhe SHBA-të morën vendimin që ta njohin këtë pavarësi. Kjo është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare", ka thënë Munter.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, sot e shpërndau Kuvendin dhe i caktoi zgjedhjet e reja parlamentare për 11 maj.
XS
SM
MD
LG