Ndërlidhjet

logo-print

Rusia thellon lidhjet me rajonet separatiste


Parlamenti i Rusisë diskutoi sot mbi hapat e mundshëm për t'i thelluar lidhjet me rajonet, të cilat kërkojnë shkëputje nga dy ish republikat Sovjetike.

Ligjvënësit pro Kremlinit kanë rekomanduar që Rusia të hapë misionet e saj në Abkhazi dhe Osetinë Jugore në Gjeorgji, si dhe në Transnistri të Moldavisë.

Tre rajonet çojnë politika të ndara prej konflikteve të viteve 1990-ta, por nuk janë të njohura ndërkombëtarisht.

Rusia u ka ndihmuar që të tre rajoneve, ndërsa banorët e tyre i ka pajisur me pasaporta ruse.

Moska thotë se njohja e Kosovës nga Perëndimi ka krijuar precedent legal, i cili mund të përdoret nga rajonet tjera separatiste.
XS
SM
MD
LG