Ndërlidhjet

Bruksel: PPE suspendon partinë e Koshtunicës


Partia e kryeministrit në largim të Serbisë Vojisllav Koshtunica është suspenduar nga blloku i partive të Qendrës së Djathtë në Bashkimin Evropian, për shkak se ka pasur qëndrim "shumë të ashpër" ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

"Partia Popullore Evropiane ka marrë vendim të suspendojë partinë e z. Koshtunica, për ta paralajmëruar që të marrë qëndrime më proevropiane", tha eurodeputeti francez Alain Lamassoure, pas takimit të grupit në prag të samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Suspendimi nënkupton që Koshtunica dhe anëtarët tjerë të Partisë Demokratike të Serbisë nuk do të mund të marrin pjesë në mbledhjet e ardhshme të këtij grupi konservator evropian.

"Ne do të shohim çka do të ndodhë pas zgjedhjeve. Do të shohim çfarë do të jetë programi zgjedhor", tha Lamassoure.
XS
SM
MD
LG