Ndërlidhjet

logo-print

Jaap De Hoop Scheffer viziton Kosovën


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, sot qëndron në Kosovë.

Scheffer pritet të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi, shefin e UNMIK-ut, Joachim Ruecker, komandantin e KFOR-it, Xavier de Marnac, si dhe me udhëheqësit e misionit EULEX, Pieter Feith dhe Yves de Kermabon.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Scheffer pritet ta vizitojë edhe Mitrovicën.

Dje, kreu i NATO-s tha se 16 mijë pjesëtarët e KFOR-it ndodhen në Kosovë për të mbrojtur shumicën shqiptare dhe pakicën serbe dhe për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin.

Scheffer gjithashtu porositi Beogradin se e ardhmja e Serbisë është në integrimet euroatlantike.

"Nuk kam asnjë dyshim se e ardhmja afatgjate e Serbisë shtrihet në integrimin euroatlantik. Ne duhet t'ia bëjmë të qartë Beogradit dhe popullit të Serbisë se nuk kanë të ardhme të qëndrueshme në përqafimin e nacionalizmit", tha Scheffer.
XS
SM
MD
LG