Ndërlidhjet

Kanadaja zgjati misionin në Afganistan


Parlamenti i Kanadasë ka votuar për ta zgjatur mandatin e misionit në Afganistan deri në vitin 2011, duke i ofruar NATO-s më shumë trupa dhe pajisje, për t'i mbështetur forcat kanadeze të stacionuara në jug të vendit.

Muajin e kaluar, qeveria konservatore dhe opozita liberale e arritën kompromisin, i cili mundësoi miratimin e mocionit.

Qeveria kanadeze ka qenë nën presion të madh për t'i tërhequr 2.500 trupat nga Afganistani, për shkak të vdekjes së rreth 80 ushtarëve dhe të një diplomati.
XS
SM
MD
LG