Ndërlidhjet

Londër: Heathrow hap terminalin e pestë


Aeroporti Heathrow, më i ngarkuari në botë, sot e hap terminalin e tij të pestë.

Terminali Pesë synon t'i zbutë tollovitë e mëdha në aeroportin Heathrow, dhe për 50 % të rritë numrin e përgjithshëm të udhëtarëve, të cilët e shfrytëzojnë këtë aeroport ndërkombëtar.

Pritet që me terminalin e ri, numri i përgjithshëm i udhëtarëve të arrijë në rreth 100 milionë në vit.

Hapja e terminalit nga ana e Mbretëreshës Elisabeth shoqërohet me protesta të ambientalistëve për shkak të trafikut të madh ajror.
XS
SM
MD
LG