Ndërlidhjet

logo-print

Bush: Kohë e vështirë për ekonominë e SHBA-së


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush pranoi sot se ekonomia amerikane po kalon në periudhë të vështirë por shprehu besimin se ajo do ta fitojë fuqinë e saj.

" Unë besoj se ne jemi ekonomi elastike. Poashtu besoj se zgjuarësia dhe vendosmëria e popullit amerikan është ajo që na ndihmon të merremi me këtë çështje" tha Bush.

Këto komente presidenti Bush i bëri gjatë një fjalimi para një grupi të biznismenëve, bankierëve dhe ekonomistëve në New York.
XS
SM
MD
LG