Ndërlidhjet

Iran: Epërsi e forcave konservatore


Rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare në Iran flasin për epërsi të forcave konservatore të kryesuara nga presidenti Ahmedinexhad.

Agjencia e lajmeve Irna bënë të ditur se numrimi i deritashëm tregon se forcat konservatore kanë fituar 16 vende në Parlament, ndërsa reformistët dhe të moderuarit vetëm 10.

Liderët reformistë janë ankuar se janë lejuar të garojnë vetëm në 90 për qind të vendvotimeve.

Votimet janë mbajtur për 290 ulëse në parlamentin iranian.
XS
SM
MD
LG