Ndërlidhjet

Liderë kosovarë e botërorë ngushëllojnë Berishën


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka marrë një telefonatë nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili shprehu të gjithë mbështetjen dhe keqardhjen e tij të thellë dhe të qytetarëve të Kosovës për këtë ngjarje tragjike dhe solidaritetin me Qeverinë shqiptare dhe gjithë Shqipërinë.

“Ne jemi pranë jush, pranë popullit të Shqipërisë, në këto çaste të rënda”, ka thënë presidenti Sejdiu, duke uruar që të
plagosurit nga shpërthimi të shërohen sa më shpejt.

Reagime të ngjashme kishte dhe nga Zyra e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, si edhe nga disa prej partive kryesore politike në Prishtinë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka vërejtur e shokuar dhe e shqetësuar raportimet për aksidentin tragjik në depon ushtarake pranë Gërdecit.

Mendimet dhe zemrat e popullit amerikan janë me ushtarët dhe të tjerët e prekur në këtë incident të tmerrshëm, thuhet në deklaratë.

Kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Bamir Topi kanë pasur gjithashtu mesazhe ngushëllimi dhe solidariteti nga presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ministri i Jashtëm, Bernard Kushner, dhe personalitete të tjera të Bashkimit Evropian.

Ambasadori i Komisionit Evropian Helmuth Lohan i ka telefonuar kryeministrit Berisha për t'i përcjellë ngushëllimet e tij dhe të KE për ngjarjen tragjike, si dhe për të shprehur gatishmërinë e Komisionit Evropian për të akorduar të gjithë ndihmën dhe mbështetjen për kapërcimin e pasojave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
XS
SM
MD
LG