Ndërlidhjet

Vendet fqinje ndihmojnë Shqipërinë


Vendet fqinje të rajonit u kanë ofruar ndihmë autoriteteve të Shqipërisë në përballjen me pasojat nga shpërthimet tragjike që ndodhën në depon e municionit në Gërdec.

Kosova, Italia, Turqia dhe Maqedonia ishin ndër të parat që ofruan ndihmë.

Forcat e KFOR-it në Kosovë kanë dërguar qindra qese gjaku dhe mjete ndihmëse për mbrojtjen shqiptare.

Ministria e Mbrojtjes tha se disa shtete, si Turqia dhe Maqedonia, kanë treguar gatishmëri për t'u gjendur pranë me logjistikë dhe burime njerëzore pranë ekipeve të shpëtimit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shprehur shprehet gatishmërinë që personeli i ambasadës të jetë në kontakt me zyrtarë të Qeverisë shqiptare për të ofruar ndihmë.
XS
SM
MD
LG