Ndërlidhjet

Scheffer: KFOR-i do veprojë në tërë Kosovën


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap De Hoop Scheffer ka deklaruar se KFOR-i "do ta luajë rolin e vet në tërë Kosovën", dhe ka thënë se ata që po bëjnë probleme në veri të Kosovës "nuk punojnë në dobi të interesit të tyre".

Scheffer i bëri këto komente në një debat në Forumin Transatlantik, duke iu përgjigjur një pyetje të ambasadorit rus në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizov.

Roli i NATO-s është kristalisht i qartë. "KFOR-i është atje në bazë të rezolutës 1244 të KS të OKB. Kur them atje, mendoj në tërë Kosovën", ka thënë Scheffer, duke hedhur poshtë pohimet se rrethanat në Kosovë janë "problematike".

"Nëse kohë pas kohe kemi situata të parregullta, atëherë unë e pyes veten se kush e krijon këtë situatë kaotike dhe kush hyn në ndërtesën e gjykatës në Mitrovicë"?, ka thënë Scheffer.
XS
SM
MD
LG