Ndërlidhjet

Maqedonia i ofron ndihma Shqipërisë


Presidenti i Maqedonisë, Branko Cervenkovski dhe kryeministri Nikolla Gruevski i kanë shprehur ngushëllime kryeministrit Berisha pas tragjedisë që ndodhi në depon e municionit në Vorë.

Ministri i Jashtëm, Antonio Milloshoski, udhëtoi në Tiranë, ku do të takohet me homologun shqiptar, Lulzim Basha.

Bëhet e ditur se në spitalin ushtarak në Shkup ka filluar aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut.

Qendra për situata emergjente në Shkup njoftoi se është e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmat në dispozicion për Shqipërinë.
XS
SM
MD
LG