Ndërlidhjet

logo-print

Berisha: 5 të vdekur dhe 243 të plagosur në incidentin e Vorës


Shpërthimet e fuqishme në depon e municionit afër Tiranës kanë lënë të vdekur së paku pesë persona dhe të plagosur 243 të tjerë, përfshirë shumë fëmijë.

Kryeministri Sali Berisha ka thënë gjatë një konference për shtyp, mbrëmë vonë, se numri i viktimave deri më tash është 5, mirëpo ka të ngjarë të rritet. Sipas tij, 243 persona janë regjistruar të plagosur.

Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, ka thënë se një numër i madh i të plagosurve janë fëmijë.

Ushtria dhe policia kanë rifilluar mëngjesin e sotëm operacionet e kërkim-shpëtimit.
XS
SM
MD
LG