Ndërlidhjet

Supozohet për 80 tibetianë të vrarë


Qeveria në ekzil e Tibetit thotë se 80 persona janë vrarë në përleshjet e fundit mes autoriteteve kineze dhe protestuesve tibetianë.

Thubten Smaphel, zëdhënës i së ashtuquajturës qeveri në ekzil, ka thënë se edhe 72 persona tjerë janë plagosur.

Autoritetet kineze kanë bërë të ditur se 10 njerëz janë vrarë gjatë javës së kaluar, kur protestuesit tibetianë filluan djegien e dyqaneve dhe veturave, për të kundërshtuar sundimin kinez në territorin e Tibetit.

Vendet perendimore e kanë dënuar dhunën, ndërkaq Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës të reagojë me maturi.

Ndërkohë sot njoftohet për situatë të qetë në kryeqytetin tibetian, Lhasa.
XS
SM
MD
LG