Ndërlidhjet

Sakashvili refuzon kërkesën e Lavrovit


Presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili, ka refuzuar të nxjerrë nga ligji përdorimin e forcës ndaj separatistëve në rajonet e Abhazisë dhe Osetisë Jugore.

Sakashvili tha se ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, i ka bërë thirrje Gjoergjisë të nënshkruajë protokolin e mospërdorimit të forcës ushtarake.

Por, Sakashvili tha se një marrëveshje e njëjtë në vitin 1990 ka rezultuar me humbjen e kontrollit të Gjeorgjisë në të dyja rajonet.
XS
SM
MD
LG