Ndërlidhjet

Pone: 9 persona të zhdukur në Gradec


9 persona të zhdukur është informacioni i fundit nga shpërthimi tragjik në depot e armatimit të Gerdecit në afërsi të Tiranës.

Shifra u konfirmua nga zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone.

Sipas tij bëhet fjalë për punëtorë të fabrikës të cilët nuk i pergjigjen thirrjeve në telefon nga shtabi i emergjencës. Ndërkohë autoritet e rendit bënë të ditur se vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë nga toka dhe ajri.

Mbrëmë kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se janë evidentuar 5 të vrarë dhe 143 të plagosur në incidentin e Gerdecit.
XS
SM
MD
LG