Ndërlidhjet

Abramovitch: Duhet dërguar porosi të qartë Serbisë


Para zgjedhjeve parlamentare në Serbi, perendimi duhet paralajmëruar popullin serb për humbjen që mund të kenë nëse bëjnë zgjedhje të gabuar, por edhe porosinë se i përkasin Evropës.

Kështu thotë në tekstin autorial "Momenti i së vërtetës" në të përjvashëm News Week, ish diplomati amerikan, Morton Abramovitch.

"Perendimi duhet dërguar porosinë popullit serb se nacionalistët tuaj po ju qojnë në harresë përderisa ju i përkisni Evropës" ka thënë Abramotvich.

Ai ka shtuar se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet që tash të punojnë për stabilitetin e Kosovës, të parandalojnë dhunën dhe ndarjen e saj, dhe të sigurojnë përkrahjen e gjithë komunitetit ndërkombëtarë për pavarësinë ndryshe do të dëmtohet seriozisht kredibiliteti i perendimit, ka shtuar ish diplomati amerikan.
XS
SM
MD
LG