Ndërlidhjet

Policia: Në gjykata ende qëndrojnë 30-40 protestues


Situata në Gjykatën e Qarkut dhe atë Komunale në veri të Mitrovicës, vazhdon të jetë e pandryshuar.

Sipas policisë, në to ende gjenden 30 deri në 40 protestues serbë. Protestuesit gjatë natës kanë qëndruar në oborrin e gjykatave.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, e ka kritikuar mënyrën e komunikimit të UNMIK-ut me protestuesit dhe ka kërkuar ndërhyrje për kthimin e kontrollit ndaj gjykatave në veri të Mitrovicës.
XS
SM
MD
LG