Ndërlidhjet

Scheffer ngushëllon qeverinë dhe popullin shqiptar


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer, ka shfaqur ngushëllime pas vargut të shpërthimeve në depot e municionit në Gërdec.

"Jam thellësisht i prekur nga lajmi për vargun e shpërthimeve në depot ushtarake afër Tiranës, që shkaktuan humbje jetësh dhe numër të madh të të plagosurve", ka thënë Scheffer në një kumtesë.

"Në emër të NATO-s, shfaq ngushëllimet për qeverinë dhe popullin e Shqipërisë në këtë periudhë të vështirë", ka thënë shefi i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer.
XS
SM
MD
LG