Ndërlidhjet

logo-print

Kuçi: Kosova të mos shfrytëzohet si arenë politike


Vizitat e zyrtarëve të Serbisë në Kosovë kanë për qëllim që të kuptohet se Serbia ende ka ndikim në Republikën e Kosovës, thotë zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi, duke komentuar paralajmërimin për vizitën e ministrit të Serbisë për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq në Kosovë. Zoti Kuçi tha se përgjegjësinë kryesore për lejim apo moslejim të vizitave të tilla e ka UNMIK-u. Mëtutje, Hajredin Kuçi u shpreh se "nuk duhet që Kosova të shfrytëzohet si arenë e ndikimeve politike në Serbi. Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe do të funksionoj si shtet i tillë".
XS
SM
MD
LG