Ndërlidhjet

John McCain arriti në Irak


Kandidati republikan për president amerikan, John McCain ka arritur në Irak. Me këtë rast ai do të takohet me zyrtarët irakianë dhe amerikanë.

Zoti McCain ishte mbështetës i fuqishëm i strategjisë për dërgimin e 30 mijë trupave shtesë të Shteteve të Bashkuara në Irak vitin e kaluar.

Vizita e tij është pjesë e turneut në Lindjen e Mesme dhe në Evropë. Ai ka thënë se gjatë këtyre takimeve do të fokusohet në sigurinë kombëtare.
XS
SM
MD
LG