Ndërlidhjet

Plassnik: Austria menjëherë ka dërguar ndihma


Ministrja e jashtme Ursula Plassnik ka thënë se Austria menjëherë pas shpërthimeve në një depo të armatimit në Shqipëri ka dërguar ndihma.

"Menjëherë pasi lajmi për katastrofën u bë publik, Austria ka reaguar dhe ka inicuar ndihmë të menjëhershme për viktimat", tha zonja Plassnik në një kumtesë. Austria ka dërguar dezinfektues, antibiotikë dhe fasha gjatë natës në vendin e ngjarjes.

Ajo shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.
XS
SM
MD
LG