Ndërlidhjet

UNMIK-u: Rossin në mbrëmje u takua me Samarxhiqin


Zëvendës kryeadministratori i Kosovës, Larry Rosin në orët e mbrëmjes është takuar me ministrin e Serbisë për Kosovën, Sllodoban Samarxhiq, për të shprehur se sfidat ndaj mandatit ekzekutiv të UNMIK-ut duhet të ndalen, pasi ato paraqesin shkelje të premtimeve të Serbisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, thuhet në njoftimin e Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

"UNMIK-u mirëpriti deklaratën e ministrit të jashtëm të Serbisë në Këshillin e Sigurimit, se UNMIK-u është autoritet ekskluziv administrativ në Kosovë dhe rezoluta 1244 e vetmja kornizë juridike" tha zoti Rosin dhe shtoi se "megjithatë, kjo tash e vendos përgjegjësinë në Beogradin për të shmangur ose evituar çfarëdo aksioni që e sfidon këtë autoritet".
Në këtë kuadër, Larry Rosin tha se sulmet dhe okupimi i gjyqit komunal në Mitrovicë dhe marrja e pasurive të hekurudhave të UNMIK-ut, janë shkelje të këtij mandati ekzekutiv.
Ai kërkoi nga ministri Samarxhiq që të ndërmerrë hapa të menjëhershëm për t'i përfunduar këto dhe shkeljet e tjera të drejtëpërdrejta ndaj autoritetet të UNMIK-ut.
Zoti Rossin kërkoi nga ministri Samarxhiq që të përmbahet nga deklaratat publike nxitëse gjatë vizitës së tij.
XS
SM
MD
LG