Ndërlidhjet

Rossin: Të ndalen ata që po reagojnë dhunshëm


Zëvendës kryeadministratori i Kosovës, Larry Rosin kërkoi që të gjitha komunitetet në Kosovë të tregojnë qetësi, në mënyrë që UNMIK-u të mund të vazhdoj që në mënyrë efikase ta plotësoj mandatin e tij në gjithë territorin e Kosovë, thuhet në një njoftim të UNMIK-ut.

Këto komente u bënë pasi policia e UNMIK-ut dhe pjesëtarët e KFOR-it e rimorën kontrollin në gjykatën në veri të Mitrovicës. Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë njoftoi se disa pjesëtarë të policisë dhe pjesëtarë të misionit paqeruajtës janë lënduar, ndërsa disa makina të KFOR-it dhe të OKB-së janë djegur. Sipas UNMIK-ut, operacioni i përbashkët po vazhdon.

"Në mënyrë specifike kërkoj nga ata që po reagojnë në mënyrë të dhunshme ndaj aksionit të ndërmarrë nga UNMIK-u dhe KFOR-i që ta respektojnë rendin dhe ligjin dhe t'i ndalin aktivitetetet e tyre ilegale", tha zëvendës kryeadministratori i Kosovës, Larry Rosin.
XS
SM
MD
LG