Ndërlidhjet

logo-print

Varshavë: 13 policë polakë të plagosur


Trembëdhjetë policë të Polonisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë janë plagosur në përleshje me serbët, tha zëdhënësi i policisë së Polonisë, Mariusz Sokolowski.

"Jeta e tyre nuk është në rrezik, por disa prej tyre nuk ishin në gjendje të kthehen në makinat e tyre pa ndihmë", tha ky zëdhënës duke shtuar se "ata janë dërguar në spitalin e afërm ushtarak francez".

Në misionin policor të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, shërbejnë gjithsej 15 policë të Polonisë.
XS
SM
MD
LG