Ndërlidhjet

KE: Palët në Mitrovicë të vetëpërmbahen


Komisioni Evropian ka shprehur keqardhje për përleshjet e sotme në Mitrovicë dhe u bëri thirrje palëve të vetëpërmbahen.

"Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën e tensionuar në veri të Mitrovicës. Ne shprehim keqardhje për sulmet kundër policisë së Kombeve të Bashkuara dhe personelit të KFOR-it. Ne bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje", tha zëdhënësi i KE-së, Altafaj Tardio.

"Komisioni gjithashtu dëshiron t'i shprehë mbështetjen e plotë UNMIK-ut dhe KFOR-it për ruajtjen e rendit në Kosovë", tha Tardio.

"Dhuna është e papranueshme. Ajo nuk është opsion. Të gjitha palët duhet të punojnë bashkë që të ndërtojnë Kosovën shumetnike, të bazuar në sundimin e ligjit dhe respektit për demokracinë", ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian.


Edhe Slovenia si kryesuese e rradhës së Bashkimit Evropian ka dënuar sot dhunën në veri të Mitrovicës dhe përkrahu përpjekjet e UNMIK-ut dhe KFOR-it për vendosjen e rendit dhe qetësisë.

XS
SM
MD
LG