Ndërlidhjet

logo-print

Sejdiu: Fajtorët të nxirren para drejtësisë


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dënuar dhunën e protestuesve në Mitrovicë dhe ka bërë thirrje për nxjerrjen sa më të shpejtë të fajtorëve para drejtësisë.

"Aktet e sotme të dhunës në Mitrovicë kundër policisë së UNMIK-ut dhe KFOR-it janë plotësisht të papranueshme për institucionet dhe popullin e Kosovës. Sulmi brutal i protestuesve ndaj mbrojtësve të rendit dhe ligjit dëshmoi botërisht se uzurpatorëve të Gjyqit të Qarkut në Mitrovicë u pengon së tepërmi ligjshmëria, paqja dhe stabiliteti në Kosovë", thuhet në komunikatë.

Presidenti Sejdiu gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të dëshmojnë pjekurinë e tyre politike, të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien nën ndikimin e provokimeve, që kanë për qëllim të prishin stabilitetin në Kosovë.
XS
SM
MD
LG