Ndërlidhjet

logo-print

Koshtunica: Serbia dhe Rusia do mbrojnë serbët


Serbia dhe partneri i saj Rusia po konsultohen për hapat e mëtejshëm për të ndalur "të gjitha format e dhunës kundër serbëve të Kosovës" ka deklaruar kryeministri serb në largim Vojisllav Koshtunica.

Ai akuzoi NATO-n për "implementimin e politikës së forcës kundër Serbisë" pas përleshjeve të sotme në Mitrovicë.

"Ne kemi filluar konsultimet e nevojshme me Rusinë për nevojën e një reagimi të përbashkët me qëllim të pengimit të të gjitha formave të dhunës kundër serbëve" ka thënë Koshtunica.
XS
SM
MD
LG