Ndërlidhjet

Lavrov: Lindja e Mesme të mos e njohë Kosovën


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, u bëri thirrje vendeve të Lindjes së Mesme që të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, pasi kjo mund të inkurajojë ndarjen e rajoneve tjera.

"Dëshiroj të tërheq vërejtjen ndaj thirrjeve që vendet joislamike dhe joarabe po iu bëjnë vendeve islamike për të njohur
pavarësinë e Kosovës", tha Lavrov për gazetën Rossiyskaya.

Lavrov ka vlerësuar se nuk është e rastit që shumëkush, duke përfshirë edhe vendet islamike, nuk po njohin pavarësinë e Kosovës.

Komentet e Lavrovit bëhen para takimit të tij me liderët e vendeve të Lindjes së Mesme.
XS
SM
MD
LG