Ndërlidhjet

logo-print

Rice dhe Gates vazhdojnë vizitën në Moskë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, dhe ai i Mbrojtjes, Robert Gates, po zhvillojnë bisedime me zyrtarët rusë, në ditën e dytë të vizitës në Moskë.

Bisedimet janë të përqendruara në planet amerikane për sistemin mbrojtës anti-raketor në Evropë.

Sekretarja Rice, para takimit të sotëm me ministrin e Jashtëm dhe atë të Mbrojtjes, foli për "frymën pozitive" të vendosur gjatë bisedimeve të djeshme me presidentin Putin dhe pasardhësin e tij, Dimitrij Medvedev.

Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates, shprehu besimin se të dyja palët do të arrijnë pajtim për planet amerikane në vendosjen e sistemit anti-raketor në Çeki dhe Poloni.
XS
SM
MD
LG