Ndërlidhjet

Ditë zie në Shqipëri


Shqipëria është sot në ditë zie kombëtare. Kryeministri Berisha shpalli ditën e zisë pas tragjedisë së shpërthimeve në Gërdec, ku zyrtarisht janë shënuar 17 viktima.

Kryeministri Berisha deklaroi për gazetarët se 5 është numri i të zhdukurve. Ekipet e çminimit dhe forcat e mbrojtjes vazhdojnë pastrimin e zonës si dhe aksionet e shpëtimit.

Njoftohet se janë arrestuar tre persona që po konsiderohen si përgjegjes të drejtpërdrejtë. Në mesin e tyre është edhe presidenti i firmës që merrej me çmontimin e predhave.
XS
SM
MD
LG